Kryeministri Rama: Kadastra do mbyllet si sportel, të gjitha shërbimet do kryhen online

Politikë | 5 vite më parë

Kadastra nuk do të ekzistojë më si sportel. Të gjitha shërbimet që sot kryhen aty, do të kalojnë online. Kështu bëri me dije sot kryeministri Edi Rama nga Shkodra, ku prezantoi ligjin e ri për Bashkëqeverisjen.

“Kadastra do mbyllet si sportel për të aplikuar, që të heqim dhe sekserët. Po e bëjmë, i kemi dhënë shtysë të re, procesit të digjitalizimit të plotë të kadastrës, që brenda këtij mandati titulli i pronësisë të të vijë në telefon. Është e mundur të mos shkohet fare në kadastër për të aplikuar. Sportelet e kadastrës do mbyllen. I bëjmë këto takime për t’i thënë shqiptarëve që keni një Shqipëri të re. Qytetarët për të marrë një shërbim kanë qenë të detyruar që të shkojnë në zyra të tjera për të marrë dosjen. Kërkohen shumë letra për të marrë një dokument. Duhet të bësh 10 radhë. Kjo nuk do ekzistojë më. Ti do bësh vetëm aplikimin dhe të gjitha letrat, që ti deri më sot i merr nëpër zyra, do i siguroje vetë zyra ku t’i aplikon. Nuk do kesh më nevojë të çosh dëshmi penaliteti”, theksoi Rama. 

Sipas kryeministrit, synimi është digjitalizimi i plotë i Kadastrës, duke shtuar se do të bëhet e mundur edhe që titulli i pronësisë qytetarëve t’i shkojë në telefon, nga ku bëjnë aplikimin.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme