Kryeministri Rama: Mali i Zi i bashkohet zyrtarisht “Ballkanit të Hapur”

Politikë | 4 vite më parë

Mali i Zi i bashkohet zyrtarisht “Ballkanit të Hapur”. Lajmi është bërë publik nga vetë kryeministri Edi Rama, i cili sapo ka mbërritur në Ohër, në kuadër të takimit “Ballkani i Hapur”.

Zoti Rama është takuar me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç. Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shqiptare bën të ditur se në Ohër është takuar edhe me ambasadorin e SHBA në Serbi, Chris Hill.

“Kënaqësi marrja e kafes së sapombërritjes në Ohër, me kryeministrin, Dritan Abazovič, i cili sot fut zyrtarisht Malin e Zi në “Ballkanin e Hapur”, si edhe me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Serbi, Chris Hill, i cili është një mik i kahershëm i Shqipërisë e shqiptarëve, po dhe një mbështetës i vendosur i “Ballkanit të Hapur”, shkruan zoti Rama.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme