Kryeministri Rama në Slloveni, në samitin BE-Ballkani Perëndimor

Politikë | 5 vite më parë

Kryeministri shqiptar Edi Rama ndodhet sot në Slloveni, ku po merr pjesë në samitin BE-Ballkani Perëndimor.
Kryeministri ndau pamje nga ky samit ku janë të pranishëm krerët e shteteve dhe qeverive të 27 vendeve dhe udhëheqësit e Serbisë, Malit të Zi, Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës, Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.
Samiti i Ballkanit Perendimor i cili po zhvilon takimet në Slloveni do të përqëndrohet në afrimin e prespektivës europiane të Ballkanit Perendimor, si një interes strategjik reciprok dhe si e vetmja zgjidhje. Shqipëria përfaqësohet në këtë samit nga Kryeministri Edi Rama, Kancelarja Angela Merkel, iniciuese e nismes, Presidenti Macron, kryeministrat e vendeve anëtare të BE-së si dhe përfaqësues të institucioneve financiare ndërkombëtare i janë bashkuar samitit të Lubjanës . Në sesionin e lidërve në fokus do të jenë, rimëkembja, bashkëpunimi social dhe ekonomik pas pandemisë së Covid 19, si dhe perspektiva europiane e vendeve të Ballkanit Perendimor.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme