Kryeministri Rama: Nuk i njoh 3 pronarët e kompanive që kanë inceneratorët

Kryeministri Edi Rama, i pyetur në Komisionin Hetimor Parlamentar për Inceneratorët, nëse i njeh apo jo 3 pronarët e kompanive që kanë inceneratorët, u përgjigj se nuk i njeh. Ai tha se fakti që për një çështje të tillë po bëhet kjo llogaridhënie, dhe paralelisht ka edhe një hetim nga drejtësia, është historike.
“Unë nuk i njoh. Nuk i kam takuar ndonjëherë, apo të kem shkëmbyer ndonjë gjë. Këta po kërkohen sepse prokuroria dyshon për një aferë korruptive midis ministrit dhe këtyre se kanë ndarë para. Kjo është akuza. Flitet për një shumë që është midis tyre dhe ata janë përgjegjës para ligjit. Ju siguroj se unë nuk gëzohem dot për askënd që përfundon prapa hekurave. Por për mua ky proces që ndodh sot është proces historik. Edhe për këtë ballafaqim, por edhe se kemi një drejtësi që ka filluar të bëjë gjëra që më parë nuk imagjinoheshin”, tha Rama.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




