Kryeministri Rama paralajmëron sfida për pushtetin qendror dhe lokal: Negociatat s’janë shëtitje në lëndinë, por barrë për secilin që ka funksion publik!

Kryeministri socialist Edi Rama paralajmëroi sfida të jashtëzakonshme për pushtetin qendror dhe atë lokal, ndërsa vendi çeli pak ditë më parë në Bruksel negociatat e shumëpritura me BE.
Gjatë një takimi pune me kryebashkiakët e vendit në qytetin e Pogradecit, zoti Rama tha se Shqipëria sot se vendi “… politikisht është ngritur në një nivel tjetër në marrëdhëniet me botën, në marrëdhëniet me Evropën, në marrëdhëniet me vetë rajonin, por që duhet të ngrihet në një nivel tjetër dhe në raport me vetveten”.
“Negociatat nuk janë një shëtitje në lëndinë, janë një e përpjetë shumë e thepisur me sfida të jashtëzakonshme, me kërkesa shumë strikte dhe shumë të forta dhe me detyrime që përbëjnë një barrë të madhe …” tha ai.
Duke kujtuar se PS qeveris në të gjitha nivelet e pushtetit, kryeministri socialist tha se “…e vërteta është që qeverisja jonë në të gjithë territorin nuk është uniforme në aspektin e cilësisë është e larmishme do thoja”. Kemi bashki që janë shembullore. Kemi bashki që janë të mira, kemi dhe disa bashki që janë problematika. Dhe të qenit bashki problematike për PS do të thotë të qenit e PS problematike për qytetarët” tha kryeministri socialist Edi Rama.
Pas pak ditësh në Shqipëri mbyllet sezoni i parafundit politik i mandatit, ndërsa pas pak javësh hapet sezoni i fundit politik përpara sesa të zhvillohen zgjedhjet vendore, të cilat kryeministri Edi Rama kujtoi se kanë një rëndësi mjaftë të madhe.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




