Kryeministri Rama, prezanton para të rinjve durrsakë, kandidaten për kryebashkiake, Emirjana Sako

Kryeministri Edi Rama, ka prezantuar sot para të rinjve durrsakë, kandidaten për kryebashkiake, Emirjana Sakon. Në fjalën e tij ai thyeksoi se gjithmonë është rreziku që kur flet për politikën, sado gjëra me sens të thuash njerëzit kanë tendencën ti dëgjojnë me shumë skepticizëm.
“Sot është një mundësi që ta ilustrojmë rëndësinë e politikës, mundësinë që politika u jep njerëzve me faktin që më 6 mars njerëzit duhet të bëjnë një zgjedhje. Duhet të zgjedhin mes Anit, një profesioniste, një njeriu të provuar, si një njeri që mund të ketë akoma për të mësuar, por ka njerzëllëkun dhe modesitinë të rri afër njerëzve. Me dy tjerë që nuk i njoh që kush janë, por janë që janë dy burra. Dy burra që i ka pjell një…. Njëri ka dal nga bishti varesë, tjetri nga vrima e bravës. Është shumë gjatë rruga për ti rënë andej. Zgjedhja është shumë e qartë. Por pse është e rëndësishme? Sepse me Anin do vazhdojmë punët që sapo kemi nisur. Unë kam dëshirë të bëj sëbashku me Anin, dhe të tjerët, çdo gjë që është e mundur, që Durrësi të marrë një hov të ri. Po finalizojmë një marrëveshje që është historike për Shqipërinë, Durrësin, ndërtimi i porit të ri turistik, më i madhi në Mesdhe. Në një pikë që është port prej shumë shekujsh, në një vend, ku pak metra më tutje, është amfiteatri më i madh që roamkët kanë ndërtuar jashtë Romës. Po punojmë për tegur e ri tregtar të Durrësit. Nëse njeriu thotë ç’më duhet mua kush po zgjidhet, këtu vë në pikëpyetje këtë gjë. Edhe varreja, edhe brava, e kanë më portin. Njëri thotë do i vëm bravën, tjerri varenë. Ndërkohë që ne duam të ndërtojmë portin e ri. Kush e ndan këtë? Puna. Po që të vazhdojë puna e ndan vota. Nuk do shkosh të votosh më të mirën, se nuk diskutohet më e mira, por është votë për qytetin”, tha Rama.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




