Kryeministri Rama publikon pamje nga Kampusi i Universitetit Bujqësor: Po merr jetë një projekt i denjë

Ekonomi | 5 vite më parë

Në kantierin e rindërtimit të Kampusit të Universitetit Bujqësor puna po vijon për përfundimin në kohë të 8 godinave sipas standardeve europiane. Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga kantieri ku do të akomodohen 2200 studentëve. “MIRËMËNGJES, me pamjen sot të kantierit të Kampusit të Universitetit Bujqësor, ku pas tërmetit po merr jetë një projekt i denjë për çdo kampus universitar europian, ju uroj një ditë të mbarë”, shprehet kryeministri Rama krahas videos. Gjysma e objekteve janë parashikuar që të jenë gati që këtë shtator. Kampusi do të shërbejë edhe si qendër komunitare. Kampusi është pjesë e Paktit për Universitetin dhe një investim prej 10 milionë dollarë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme