Kryeministri Rama vizitë zyrtare në Gjermani, të hënën takim me kancelarin gjerman, Scholz

Politikë | 5 vite më parë

Kryeministri Edi Rama, ditën e hënë (11 prill), është ftuar nga kancelari gjerman Olaf Scholz, për të zhvilluar një vizitë zyrtare në Gjermani. Kryeministri Rama mësohet se do të niset që ditën e diel drejt Gjermanisë.

Në fokus të bisedimeve mes kryeministrit Rama dhe kancelarit gjerman Scholz, mësohet se do të jetë integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, si dhe lufta e Rusisë kundër Ukrainës dhe kriza e shkaktuar prej saj.

Pas takimit, zoti Rama dhe kancelari Scholz, do të japin edhe një konferencë të përbashkët për shtyp. Pas saj, kryeministri Rama do të ketë edhe një deklaratë për mediat shqiptare.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme