Kryeministrja Brnabiç: Ndërkombëtarët me standarte të dyfishta, rasti i Qipros dhe Kosovës nuk trajtohen njësoj

Kryeministrja serbe, Ana Brnabiç, ka deklaruar se në marrëdhëniet ndërkombëtare zbatohen standarde të dyfishta në lidhje me mosmarrëveshjet territoriale, ku përmendi shembullin e Qipros dhe të Kosovës, të cilat sipas saj, trajtohen në mënyra të ndryshme nga Ministria e Punëve të Jashtme gjermane.
“Ministria e Jashtme gjermane tha se zgjidhja e dy Gjermanive nuk është një opsion për Qipron, por zgjidhja e vetme është përmes OKB-së dhe respektimit të rezolutës përkatëse të OKB-së. Pra, dy shtete nuk janë opsion për Qipron, dhe kur Ata flasin për Serbinë, ndoshta është opsioni i vetëm dhe jo opsion respektimi i rezolutave të OKB-së. Por ky është realiteti dhe ne duhet të punojmë brenda këtyre kornizave, për ta ruajtur Serbinë dhe presidenti Vuçiç po punon për këtë”, tha Brnabiç.
Më tej, kryeministrja serbe teksa komentoi vizitën e këshilltarit të Departamentit të Shtetit, Derek Schole në Beograd, u shpreh se SHBA duhet të përmbushë premtimin e saj për formimin e Unionit të Komunave Serbe në Kosovë.
“Nuk kam asnjë pritshmëri, as të mirë as të keqe. E vetmja gjë që është e rëndësishme dhe ajo që është në tryezë është premtimi i SHBA-ve për të filluar formimin e ZSO-së dhe kjo do të ishte mirë, do të ishte zbatimi i Marrëveshja e Brukselit”, tha ajo.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




