Kryeministrja italiane, Meloni turiste në Shqipëri, do takojë privatisht Ramën

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, do të jetë sot në Shqipëri bashkë me familjen.
Gazeta “Corriere della Sera” raportoi të hënën se shefja e qeverisë italiane kaloi Adriatikun me traget drejt Vlorës me ftesë të kryeministrit Edi Rama.
“Meloni më tha se do të bënte gjithçka për të ardhur dhe për të më përshëndetur,” u shpreh në fundjavë Rama për të përditshmen “Il Foglio”.
Në shoqërinë e kryeministres italiane raportohet se janë bashkëshorti i saj, Andrea Giambruno, dhe vajza Ginevra.
Kryeministrja Meloni është italiania me pozitën më të lartë shtetërore që vjen në Shqipëri në këtë sezon veror, duke iu shtuar gati gjysmë milion bashkëkombësve të saj këtë vit, të cilët kanë zgjedhur të vizitojnë Shqipërinë për pushime apo biznes.
“Corriere” raporton se në agjendën sekrete disaorëshe të kryeministres përfshihet edhe një vizitë private në shtëpinë e homologut Rama. /Corriere
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




