Kryengritja e Wangerit/ Zelensky: Putini i frikësuar nga kërcënimet e Prigozhinit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar sot se presidenti rus Vladimir Putin është frikësuar pasi shefi i Wagnerit, Yevgeny Prigozhin bëri të ditur se kishte ndaluar marshimin drejt Moskës.
“Unë do ta them në rusisht: Njeriu nga Kremlini është padyshim shumë i frikësuar dhe ndoshta fshihet diku, duke mos u shfaqur”, tha Zelensky.
Sipas Zelensky veprimet e vetë Putini e ka krijuar këtë situatë duke nisur që nga lufta në Ukrainë.
“Ai e di se nga çfarë ka frikë, sepse ai vetë e ka krijuar këtë kërcënim. Gjithë e keqja, të gjitha humbjet, gjithë urrejtja – ai vetë që e përhap atë”, tha Zelensky.
Presidenti i Ukrainës vuri në dukje se zhvillimet e fundit në Rusi, tregojnë se bosët e Rusisë nuk kontrollojnë asgjë, transmeton CNN.
“Në një ditë, ata humbën disa nga qytetet e tyre mbi miliona dhe u treguan të gjithë banditëve rusë, mercenarëve, oligarkëve dhe kujtdo tjetër se sa e lehtë është të kapësh qytetet ruse dhe, ndoshta, arsenalet me armë”, tha Zelensky.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




