Kryeparlamentari kanadez merr pjesë në seancë plenare: Shqipëria ndihmoi në stabilizimin e rajonit

Kryeparlamentari i Kanadasë Antony Rota, ka marrë sot pjesë në seancën plenare. Në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit, Rota deklaroi se Shqipëria ka ndihmuar në stabilizimin e rajonit dhe ka pjunuar fort për të përforcuar marrëdhëniet me fqinjët.
Rota është ndalur dhe te lufta në Ukrainë duke shprehur admirimin për mënyrën se si ukrainasit po mbrojnë territorin e tyre. Sipas tij, Ukraina duhet të jetë shembull për të gjithë.
“Kanadaja dhe Shqipëria kanë mundësi për të bashkëpunuar. Barazia gjinore fuqizimi i grave janë të rëndësishme. shetet që mendojnë njësoj duhet të punojnë bashkë. Si parlamentar ndjej tronditje por edhe admirimin se si kolegët tanë në Ukrainë sapo mbarojnë seancën rrokin armët për të mbrojtur territorin. Ukraina po mbron lirinë dhe shembulli i tyre duhet të shërbejë për të gjithë ne. Kanadaja ka qenë shumë e angazhuar në këtë çështje. Hapi i parë për të gjetur paqe është dialogu. Kanadaja dhe Shqipëria vendosën lidhje diplomacie, vendi juaj ndihmoi në stabilizimin e rajonit. Shqipëria ka punuar fort për të përforcuar marrëdhëniet me fqinjët, me nismën ‘Open Balkan’. Kemi plot gjëra për t’u krenuar”, tha ai.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



