Kryetari i Kuvendit Ruçi përshendet pelegrinët në malin e Tomorit

Sociale | 5 vite më parë

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi përshëndeti sot pelegrinët, të cilët po marshojnë drejt Malit të shenjtë të Tomorit, për të kremtuar festën e Abaz Aliut. Në urimin e tij zoti Ruçi shprehet se gëzim e paqe duhet të jenë kundër hidhërimit e konflikteve.
“Përshëndes dhe uroj sot qindra-mijra pelegrinë, bësimtarë bëktashinj, të cilët prej disa ditësh po ngjiten në Malin e Shenjtë të Tomorit. Pelegrinazhi është një marshim besimi, përkushtimi, dashurie e sakrifice. Jo vetëm për bektashinjtë, por për të gjithë besimtarët, për të gjithë shqiptarët.
Tomori i Abaz Aliut, princi i bashkimit, vllazërimit, paqes dhe mbrothësisë, është bërë destinacioni i besimtarëve nga të katër anët e Shqipërisë, por edhe nga Diaspora.
Në këtë botë të trazuar, të gjithë njerëzit, popujt dhe kombet kanë nevojë për mesazhe gëzimi e paqeje kundër hidhërimit e konflikteve; kanë nevojë për besim e shpresë, përkundër dëshpërimit e pesimizmit; japin e marrin dashuri në vend të urrejtjes; i kundërvenë pasurinë shpirtërore varfërisë dhe pabarazisë; shtrijnë dorën e miqësisë përkundër pezmatimit dhe armiqsive.”, shkruan në mesazhin e tij drejtuar pelegrinëve në Malin e Tomorit, Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme