Kryetari i PD, Lulzim Basha, mbledh nesër Kryesinë

Politikë | 5 vite më parë

Pasi mori votëbesimin nga baza e demokratëve, kryetari i PD-së, Lulzim Basha do të mbledhë nesër kyesinë për të përcaktuar aksionin politik të partisë më të madhe opozitare. Sipas burimeve, mësohet se numri dy i PD-së, Gazment Bardhi, ka thirrur një mbledhje kryesie jashtë radhe. Përveç një zyrtarizimi të Bashës, pas procesit të 13 qershorit, kryesia pritet të vendosë për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së, i cili si rregull mblidhet një herë në 4 vjet.

Tashmë, Basha me besimin e dhënë nga shumica e anëtarëve të PD-së pritet të shpallë edhe qëndrimin në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit. Basha ka qenë i prerë, duke deklaruar se nuk e rezultatin e dalë nga zgjedhjet e fundit parlamentare, ndërsa pritet të shihet nëse vendimi do të merret nga forumet e larta si Kryesia apo dhe Kuvendi Kombëtar, për futjen ose jo në Parlament. Sakaq këto dy zhvillime do të shihen edhe si një mundësi që Basha mund të shpallë edhe ekipin e ri drejtues të PD-së, ose mund të propozojë emra të rinj si sekretarë. 

“Mirënjohja ime shkon edhe për tre kandidatët e tjerë, të cilët e bënë këtë garë të vërtetë , sfiduese dhe dinamike. Për secilin prej tyre kam një mesazh: Ne kemi mendime të ndryshme por parime të njëjta, prandaj jam i bindur se përtej diferencave, nga sot energjitë dhe përpjekjet tona do të shkojnë në drejtim të kundërshtarit të vetëm të Partisë Demokratike, dhe të shumicës dërmuese të shqiptarëve, regjimit Rama-Doshi”, ishte deklarata e Bashës e lëshuar pas certifikimit të rezultatit si votues, që lexohen si një mesazh bashkimi.

Në zgjedhjet e 13 qershorit nga mbi 41.000 demokratë që morën pjesë në votim, 32.882 prej tyre ia votëbesuan drejtimin e PD-së, Lulzim Bashës. I dyti më i votuari u rendit kandidati Agron Shehaj me 6.038 vota pasuar nga Edit Harxhi 991 vota dhe Fatbardh Kadilli 763 vota. Shehaj dhe Kadilli kanë pasur kontestime për rezultatin dhe procesin. 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme