Kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, viziton Kievin

Botë | 5 vite më parë

Presidentja e Parlamentit Evropian Roberta Metsola vizitoi papritur Kievin të premten dhe u zotua për më shumë ndihmë të BE-së në mbrojtjen e Ukrainës.

Ajo ka postuar në Twitternjë foto e takimit të saj me Presidentin Volodymyr Zelensky, me sloganin “guxim, forcë, vendosmëri”.

Ajo iu drejtua edhe deputetëve në parlamentin ukrainas. “Populli ukrainas është heroik; ju po luftoni për atë që ne të gjithë besojmë: lirinë, demokracinë, sundimin e ligjit. Pa këto vlera, nuk ka asgjë tjetër,” tha ajo. “Ne kemi nevojë për sanksione gjithnjë e më të ashpra [për Rusinë] ”, shtoi ajo.

Muajin e kaluar kryeministrat e Polonisë, Republikës Çeke dhe Sllovenisë – respektivisht Mateusz Morawiecki, Petr Fiala dhe Janez Jansa – vizituan së bashku Kievin për të treguar solidaritet me Ukrainën.

/BBC/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme