KS-OKB: Nuk mbështesim rikthimin e “Emiratit Islamik” në Afganistan

Botë | 5 vite më parë

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) duke iu referuar talebanëve ka deklaruar se nuk mbështet rikthimin e “Emiratit Islamik” në Afganistan.

Në një deklaratë me shkrim, KS-OKB dënoi në mënyrë të fuqishme sulmin e kryer ndaj rezidencës së OKB-së në qytetin Herat të Afganistanit, i cili rezultoi me vdekjen e forcave të sigurisë afgane.

KS-OKB theksoi shqetësimet nga rritja e dhunës dhe shkeljet e të drejtave të njeriut në Afganistan dhe dënoi të gjitha ngjarjet terroriste dhe sulmet e qëllimshme kundër civilëve në vend.

“Sulmet e qëllimshme kundër civilëve, punonjësve dhe rezidencave të OKB-së mund të përbëjnë krim lufte”, vuri në dukje këshilli i cili u bëri thirrje qeverisë afgane dhe talebanëve për zgjidhje politike dhe armëpushim gjithëpërfshirës nën udhëheqjen e afganëve.

Duke tërhequr vëmendjen se ndaj krizës nuk mund të gjendet zgjidhje ushtarake, KS-OKB duke iu referuar talebanëve tha se nuk mbështet rikthimin e “Emiratit Islamik” në Afganistan./AA


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme