Ksavi nuk ka dyshime, kërkon menjëherë Ferran e Kavanin

Spanjë | 5 vite më parë

Xavi Hernández dëshiron të forcojë skuadrën e Barcelonës në këtë merkato dimërore. Skuadra po përjeton një moment të vështirë, në të cilin golat mungojnë më së shumti. Për këtë trajneri ka kërkuar dy lojtarë sulmues, në veçanti: Ferran Torres (21 vjeç, Manchester City) dhe Edinson Cavani (34 vjeç, Manchester United). Sipas asaj që raporton Mundo Deportivo, Xavi dëshiron t’i ketë ato sa më shpejt, në funksion të ‘Clasico’ kundër Real Madridit të planifikuar për në 12 janar për Superkupën e Spanjës.

Anësori i Cityt është një kërkesë eksplicite e trajnerit, duke qenë një lojtar hapës i fushës, çekuilibrues, i shpejtë dhe që po konsolidohet si një finalizues i mirë. Këtë e dëshmojnë shifrat e tij me kombëtaren (12 gola në 22 ndeshje) dhe me klubin (16 gola në 43 ndeshje). Mes Barçës dhe Ferranit tashmë ka një marrëveshje verbale për këtë dhe pesë sezonet e tjera, ndërkohë që klubet do t’i afroheshin marrëveshjes për vlerësimin e lojtarit, rreth 50 milionë euro.

Nga ana tjetër, Edinson Cavani është një sulmues shumë i dëshirueshëm për shkak të urisë së tij për gola, përvojës dhe situatës kontraktuale, pasi kontrata e tij përfundon me United në 2022 dhe do t’i jepte përparësi nënshkrimit me Barçën. Në këtë rast nuk do të ishte një kërkesë eksplicite e trajnerit, por skuadrës i mungon një “lojtar vrasës” në zonën kundërshtare dhe uruguaiani nëse është mirë fizikisht është një makineri goli.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme