Kujdes! Deklaroni paratë që keni në kufi!

Aktualitet | 2 vite më parë

Ditët e fundit Policia Kufitare Shqiptare ka njoftuar për sekuestrimin e shumave të ndryshme valutash në pikat e kalimit kufitar, pasi zotëruesit e tyre nuk i kanë deklaruar. 

Duke marrë shkas nga rastet e fundit dhe në funksion të ndërgjegjësimit të udhëtarëve, Drejtoria e 
Përgjithshme e Doganave njofton se bazuar në ligjet shqiptare të gjithë personat të cilët hyjnë në/ose largohen nga territori i Republikës së Shqipërisë, janë të detyruar të deklarojnë shumat në të holla, çdo lloj instrumenti të negociueshëm të mbajtësit, metalet ose gurët e çmuar, sendet me vlerë dhe objektet antike. Gjithçka fillon nga shuma 10 000 euro ose kundërvlerën e saj në monedha të tjera, qëllimin e mbajtjes së tyre, si dhe të paraqesë dokumente justifikuese përkatëse.

Procedurat e deklarimit kryhen pranë zyrave të Administratës Doganore, në Pikën e Kalimit Kufitar, hyrje apo dalje. Deklarimi kryhet nëpërmjet formularit për raportimin e transportit të vlerave në kufi i cili plotësohet online pranë zyrave doganore në Pikat e Kalimit Kufitar.

Duhet të mbahet parasysh se deklarimi i rremë apo i pasaktë apo mos deklarimi, bazuar në ligjet Administrata Doganore ka të drejtën e vendosjes së gjobës dhe se kur konstatohet mosdeklarimi  ose deklarimi i rremë, paralelisht me vendosjen e gjobës nga Administrata Doganore, trajtimi i rastit bëhet sipas dispozitave të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, njoftoi Dogana.

/ rtsh.al /

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme