Kukësi-Butrinti në RTSH/ Finale në Rrogozhinë, luhet për një vend në Kategorinë e Parë

Kategoria e Parë | 5 muaj më parë

Kukësi dhe Butrinti do të përballen sot, në orën 15:00, në stadiumin e Rrogozhinës. Është një finale, që vlen për një vend në Kategorinë e Parë sezonin e ardhshëm. Kjo ndeshje do të transmetohet drejtpërdrejt në ekranin e RTSH Sport.

Kukësi mori pjesë në Play-out-in e Kategorisë së Parë, ku u mund me penallti nga Bylisi B, që më parë kishte eliminuar edhe Butrintin. Sarandiotët vinin nga Kategoria e Dytë në ndeshjet shtesë. Bylisi B mbeti në Kategorinë e Dytë, sepse në Kategorinë e Parë ra Bylisi A. Dhe në një situatë disi kaotike, FSHF vendosi për një ndeshje shtesë mes Kukësit dhe Butrintit.

Kjo ndeshje finale luhet sot në Rrogozhinë, ku do të përcaktohet skuadra që do të kompletojë Kategorinë e Parë të sezonit të ardhshëm.    


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme