Kulmi i sezonit dhe faza Play-off

Basketboll | 4 vite më parë

Basketbolli shqiptar tanimë ka hyrë në fazën e tij më kulmore. Të paktën tek meshkujt, duke nisur nga kjo e dielë, starton faza Play-off, ndërsa katërshes së ekipeve në luftën për titull kampion i është bashkuar për herë të parë edhe Besëlidhja.

Besëlidhja – Kamza Basket dhe Teuta – Tirana janë çiftet e gjysmëfinaleve, të cilat kanë qenë edhe në Kupën e Shqipërisë. Dhe finalja, e luajtur më 29 janar në Pallatin e Sportit “Dhimitraq Goga” të Xhafzotajt, ishte Kamza Basket – Teuta. A do të jetë kështu dhe finalet e titullit kampion?

Besëlidhja – Kamza Basket zhvillohet në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, kurse Teuta – Tirana në “Ramazan Njala”. Dhe ndeshjet e fazës Play-off për titull kampion do të vijnë drejtpërsëdrejti në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar. Kampionia në fuqi e basketbollit të meshkujve është Teuta, kurse ndeshjet gjysmëfinale të Play-off do të luhen më 9, 13 dhe 16 prill, kjo e fundit nëse do të jetë e nevojshme. Sakaq javën e ardhshme do të startojë dhe për femra, atje ku kampione në fuqi është Flamurtari.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme