Kultivimi i duhanit në Maliq – çmimi i kënaqshëm shtysë për sipërfaqet e mbjella

Ekonomi | 2 vite më parë

Ndër kulturat e mbjella në fushën e Maliqit është dhe ajo e duhanit, një kulturë e vjetër bujqësore, që ruhet edhe sot në disa fshatra.

Kultivimi i tij ka procedurë, nga mbjellja e farës deri tek vjelja, e cila nis rreth muajit korrik dhe përfundon në shtator. 

“Kultura e duhanit është kulturë industriale. Ajo kërkon toka të kulluara, toka të kuqërremta dhe jo shumë ujë. Është një kulturë e përhapur në njësinë e Libonikut në fshatrat Klos, Pocest dhe në zonën e Podgories. Aktualisht kultivohen rreth 10 ha me këtë bimë,” thotë Arben Dulellari, drejtor i bujqësisë dhe mbrojtjes së konsumatorit në bashkinë e Maliqit.

Procedura që kërkon kujdes të veçantë është tharja e duhanit, e cila bëhet në sera të ndërtuara enkas për këtë punë.

Çmimi i shitjes së prodhimit është i kënaqshëm dhe për këtë Dulellari thotë se do të jetë një shtysë për të shtuar sipërfaqet me duhan.

“1 kg duhan i thatë shitet me rreth 550–600 lekë. Duhet theksuar se është një kulturë fitimprurëse, por fermerët duhet të orientohen për ta zhvilluar, për të shtuar sipërfaqet,” thekson Dulellari.

Fusha e Maliqit mbulon një nga hapësirat më të mëdha në vendin tonë, ku kultivohen një sërë kulturash bujqësore.

Gazetare: Geralda Sali

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme