Kultivimi i ullirit në zonën e Libohovës, po investohet edhe në ndërtimin e fabrikave të vajit

Në zonën e Libohovës janë shtuar fermerët që kultivojnë varietete të ndryshme ulliri. Fatmir Meçani ka që prej 2005 që kultivon ullirin. Në 7 dynym toka ka mbjellë 450 rrënjë ullinj. Duke parë kërkesat për nxjerrjen e vajit ai ka investuar në blerjen e 2 makinerive.
Fatmir Meçani nga zona e Libohovës që prej vitit 2005 kultivon varietete të ndryshme të ullirit. Ky vit nuk solli shumë prodhim por përsëri vajin për konsum familjar do ta nxjerri. Ai mbjellë 450 rrënjë ulliri ka mbjell në 7 dynym tokë.
“Do mund dhe kohë të gjatë ulliri që të futet në prodhim, sidomos janë disa varietet si kalinjoti për shembull do dhe 15-20 vjet që të futet në prodhim. Janë varietet e reja që kanë dal tani si spanjolli, korone që hyn që në vitin e dytë dhe të tretë por është shumë i dobët prodhimi sivjet”, tha Fatmir Meçani.
Duke parë kërkesën e lartë për nxjerrjen e vajit, ai ka investuar në blerjen e dy makinerive .
“Do fabrikë të madhe po s’kemi kapacitet, çmimet janë të shtrenjta për makineritë”, tha Fatmir Meçani.
Zona e Libohovës ka klimë të favorshme për prodhimin e varieteteve te ndryshme te ullirit kryesish te atij spanjoll, kaliniot etj.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




