Kundërofensiva ndaj forcave ruse/ Zelensky nuk jep detaje: Po përgatitemi

Botë | 3 vite më parë

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky gjatë një konference të përbashkët për mediat me kryeministrin e Britanisë Rishi Sunak ka deklaruar se Ukraina po përgatitet për një kundërofensivë të re ndaj forcat ruse. Megjithatë, ai nuk dha detaje.

“Brigadat sulmuese po ecin mirë, ne po përgatitemi, por nuk ka detaje të tjera” tha Zelensky.

Ukraina ka bërë përparime të rëndësishme përgjatë vijës së frontit të konfliktit ditët e fundit dhe mendohet se kundërofensiva e saj e shumëpritur mund të jetë në zhvillim e sipër.

Ukraina ende nuk ka deklaruar plotësisht se kundërsulmi i saj ka filluar zyrtarisht, transmeton CNN. Pas disa ditësh sulmesh të rënda raketore ruse në Kiev dhe pjesë të tjera të Ukrainës, Zelensky tha se ushtria e tij do t’i japë përparësi forcimit të sistemeve të saj të mbrojtjes ajrore dhe rezervave të raketave, trajnimit të trupave dhe blerjes së më shumë armëve me rreze të gjatë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme