Kundërofensiva ndaj Rusisë/ SHBA: Ukraina pritet të rimarrë territor të rëndësishëm strategjik

Botë | 3 vite më parë

Shtetet e Bashkuara kanë bërë të ditur se kundërofensiva e Ukrainës ndaj Rusisë pritet të rezultojë me marrjen e “territorit të rëndësishëm strategjik” nga Kievi.

Këshilltari i sigurisë kombëtare i presidentit amerikan, Joe Biden, Jake Sullivan

“Saktësisht sa në cilat vende, do të varet nga zhvillimet në terren ndërsa ukrainasit do të fillojnë këtë kundërofensivë. Por ne besojmë se ukrainasit do të kenë sukses në këtë kundërofensivë”,  pohoi Sullivan.

I pyetur nga gazetarët nëse SHBA pret negociatat deri në fund të këtij viti, Sullivan nuk dha asnjë lloj afati, por tha se zhvillimet në fushën e betejës do të kenë një “ndikim të madh” në çdo negociatë të ardhshme.

“Ajo që do të them është kjo: vetë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se kjo luftë do të përfundojë përmes diplomacisë”, tha Sullivan, transmeton CNN.

Ndërkaq, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka paraqitur muaj më parë një plan të paqes mes ukrainasve dhe rusëve, ku këta të fundit e kanë refuzuar një gjë të tillë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme