Kupa dhe Superkupa e Shqipërisë, përcaktohen datat dhe oraret

Veç kalendarit të ndeshjeve të kampionatit “Abissnet Superiore”, nga java e 13-të e deri në javën e 15-të, si edhe kalendarit të ndeshjeve të “Kategorisë së Parë”, nga java e 12-të deri në javën e 16-të, Komisioni i Ligave dhe Garave ka përcaktuar edhe datat se kur do të luhen ndeshjet e Kupës së Shqipërisë, të vlefshme për turin 1/16 të këtij kompeticioni.
Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen më 6 dhjetor në ora 13:00 dhe ekipet fituese do të kalojnë në fazën tjetër të garës.
Më poshtë edhe kalendari me ndeshjet e vlefshme për turin e 1/16 të Kupës së Shqipërisë:

Ndeshja e vlefshme për Superkupën e Shqipërisë mes Partizanit dhe Egnatias do të luhet në stadiumin ‘Air Albania’, më 20 dhjetor, në ora 19:00.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




