Kupa e Botës më e gjatë ndonjëherë: dy orë e gjysmë rikuperim

Dy orë e 25 minuta rikuperim ‘zyrtar’ (në fakt ishte më shumë, sepse gjyqtarët kanë qenë gjithmonë shumë të vëmendshëm edhe për ‘rikuperimin’) në tri ditët e para të Botërorit. Një sinjal shumë i qartë vjen nga Katari, vendosur nga FIFA për të “shmangur ndeshjet me kohë efektive 42/43 minuta”, siç shpjegohej nga Pierluigi Collina pak ditë para fillimit dhe tifozët, por mbi të gjitha lojtarët do duhet të mësohen me të.
Edhe ata(tifozwt) kishin pjeswn e tyre në tetë minutat e kohës së shtuar të lejuar në pjesën e dytë të Spanjës-Kosta Rika, ku spanjollwt kryesuan 7-0: “Dua të nënvizoj festën e një goli sepse është një moment i gëzim për një ekip, ndoshta jo për tjetrin. Por një festë mund të zgjasë një minutë, madje edhe një minutë e gjysmë. Pra, nëse ka dy ose tre gola, është e lehtë të humbasësh 3, 4, 5 minuta vetëm për festimet. Kjo duhet të merret parasysh dhe të kompensohet”, shpjegoi Collina.
| Ndeshja | Shtesa pj.1 | Shtesa pj.2 | TOT. |
| Qatar-Ecuador | 5 | 5 | 10 |
| Inghilterra-Iran | 14 | 10 | 24 |
| Senegal-Olanda | 2 | 9 | 11 |
| Stati Uniti-Galles | 4 | 9 | 13 |
| Argentina-Arabia Saudita | 6 | 8 | 14 |
| Danimarca-Tunisia | 4 | 6 | 10 |
| Messico-Polonia | 2 | 7 | 9 |
| Francia-Australia | 6 | 7 | 13 |
| Marocco-Croazia | 2 | 6 | 8 |
| Germania-Giappone | 4 | 7 | 11 |
| Spagna-Costa Rica | 5 | 8 | 13 |
| Belgio-Canada | 5 | 5 | 10 |
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



