Kupa e Ligës Unike mbetet në Shqipëri

Basketboll | 4 vite më parë

Partizani është ekipi fitues i Ligës Unike në basketboll për femra. Zhvilluar në pallatin e sportit Flamurtari në Vlorë, Partizani ka fituar në finale ndaj Flamurtarit në shifrat 72-62. Të dyja ekipet fituan të drejtën për të luajtur në finale pasi në ndeshjet gjysmëfinale Flamurtari mposhti Prishtinën dhe Partizani mundi Bashkimin e Prizrenit. Në takimin final të luajtur në mbrëmjen e të enjtes, Partizani ka luajtur më qartësisht duke krijuar avantazh që në periodën e parë, ndërsa ka vijuar të thellojë kryesimin dhe mbyllur pjesën e parë në shifrat 42-33.

Me rikthimin pas pushimit, Flamurtari kërkoi të barazpeshojë në lojën e saj, por lojtaet e huaja të Partizanit kane treguar cilësi duke arritur ti mbyllin 10 minutat e treta në shifrat 56-43. Edhe në periodën e fundit ka patur emocione, me Flamurtarin që afrohet deri në tri pikë, por Partizani administroi  qetësisht dhe fitoi në fund në shifrat 72-62.

Ceremonia e dhënies së kupës nga presidenti i FSHB, Avni Ponari dhe të pranishëm nga federate e Kosovës u shoqërua me emocione të bukura tek ekipi i Partizanit, por natyrisht me mërzitje dhe keqardhje tek Flamurtari, që këtë sezon humbi finalen e parë te zhvilluar, pasi deri tani kanë fituar Kupën e Federatës, Superkupën dhe Kupën e Shqipërisë.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme