Kupa e Mbretit/Dembélé dërgon Barçën në gjysmëfinale

Spanjë | 4 vite më parë

Barcelona ka arritur të mposhtë Real Sociedadin me rezultatin 1-0 në çerekfinalen e Kupës së Mbretit dhe siguron kështu një biletë për në gjysmëfinale. Pjesa e parë me ngjyra të forta Blaugrana. Ter Stegen në minutën e 9-të bën një pasim preciz për Dembélé, i cili i shërben Robert Leëandoëskit, por tentativa e polakut shkon jashtë. Në minutën e 11-të skuadra e Xavit kaloi në avantazh, por arbitri Manzano e anuloi për shkak të pozicionit jashtë loje të De Jong. Miqtë, pas konfuzionit fillestar, u rigrupuan dhe u afruan me golin, me traversën që i mohoi Kubos gëzimin e shënimit.

Pjesa e dytë nis me golin e Dembélé, i cili fluturon djathtas në minutën e 52-të dhe shkarkon një goditje të fuqishme në shtyllën e afërt, në të cilën Remiro nuk mund të bëjë shumë. Formacioni i Alguacil pati menjëherë mundësinë për të barazuar rezultatin, por Sorloth, i servirur shkëlqyeshëm nga Kubo, gaboi. Në minutën e 68-të mundësia për të dyfishuar ra në këmbët e Gavi, i cili goditi traversën nga një pozicion i favorshëm.

Dembelè humbi sërish, ndërsa në finale ter Stegen rrezikoi të kompromentonte rezultatin me një pasim të gabuar për Busquets, por më pas e kaloi tentativën e Navarro. Camp Nou mund të festojë kështu kalimin e Barcelonës në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit, me blaugranat të cilët megjithatë do të duhet të presin shortin e së premtes për të njohur kundërshtarët e tyre.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme