Kupa e Shqipërisë, me sytë nga derbi Dinamo-Tirana

Do të luhen këtë të mërkurë ndeshjet e para të turit të dytë të Kupës së Shqipërisë, ku 16 skuadrat që kanë kaluar në këtë fazë do të zbresin në fushën e lojës për t’u përballur me njëra-tjetrën. Janë gjithësej 8 sfida, shtatë prej tyre do të luhen duke nisur nga ora 14:00 ndërsa ndeshja më interesante e kësaj faze mes Dinamos dhe Tiranës do të nisë në ora 16:45.
Në grupin A, Korabi do të përballet me Teutën e Edi Martinit, ndërsa Partizani i Ilir Dajës do të luajë në transfertën e Besëlidhjes. Drejt Mallakastrës do të udhëtojë Skënderbeu, që do të luajë një sfidë mjaft interesante ndaj Bylisit, ndërsa ora 16:45 rezervon derbin e kryeqytetit mes Dinamos dhe Tiranës që do të luhet në stadiumin “Air Albania”.
Në ora 14:00 do të luhen edhe të gjitha ndeshjet e grupit B. Laçi do të luajë kundër Tomorit, ndërsa shkodranët e Vllaznisë të drejtuar nga Brdaric do të udhëtojnë drejt Pogradecit. Kukësi do të sfidojë Egnatian e Maganit, ndërsa Kastrioti do të masë forcat me Flamurtarin.
NDESHJET E KUPES
Grupi A
Ora 14:00
Korabi-Teuta
Besëlidhja-Partizani
Bylis-Skënderbeu
Ora 16:45
Dinamo-Tirana
Grupi B
Ora 14:00
Tomori-Laçi
Pogradeci-Vllaznia
Egnatia-Kukësi
Flamurtari-Kastrioti
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




