Kupa e Shqipërisë në RTSH

Basketboll | 3 vite më parë

Besëlidhja – Vllaznia dhe Tirana – Kamza Basket. Janë këto ndeshjet e raundit gjysmëfinal të Kupës së Shqipërisë në basketboll për meshkuj, të cilat këtë të premte, në ora 17:00 dhe 19:00, do të zhvillohen në Sallën Olimpike “Feti Borova” në kryeqytet. Dy ndeshje që, së bashku me finalen e së shtunës, ku dhe do të shpallet fituesi i Kupës së Shqipërisë në basketboll për meshkuj, do të vijnë drejtpërdrejtë në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.

Besëlidhja në raundin çerekfinal mundi Partizanin, 105-60, kurse Vllaznia triumfoi në kohën shtesë ndaj Teutës, 104-100. Ndërkohë Tirana eleminoi Apoloninë duke fituar 90-78, ndërsa Kamza Basket fitoi me Flamurtarin, 77-65. Besëlidhja vjen jo vetëm si kryesuese e fazës së parë me 10 fitore në dhjetë ndeshje, por formën e mirë e ka treguar dhe në Kupën e Shqipërisë, ndërsa është fituese e Kupës së Federatës Shqiptare të Basketbollit. Është një shans për lezhjanët për të ngritur për herë të parë këtë Kupë, sepse një vit më parë u eleminuan në raundin gjysmëfinal nga Kamza Basket, e cila kërkon të mos e humbasë shansin e trofeut si një vit më parë edhe duke patur Tiranën përballë. Një rikthim për Vllazninë në këtë fazë finale të Kupës së Shqipërisë.

Në këtë fazë finale të Kupës së Shqipërisë janë plot 37 trofe të fituar në fushën e lojës përkatësisht Tirana 19 herë, Vllaznia 12 herë e Kamza Basket 6 herë. Pra një Kupë Shqipërie e gjitha për t’u shijuar.  


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme