Kupa e Shqipërisë/Skuadrat e Superiores, në raundin tjetër

Nuk ka pasur surpriza në Kupën e Shqipërise, me skuadrat e Superiores, që kanë arritur të fitojnë, pa vënë në dyshim kalimin në raundin e dytë të Kupës së Shqipërisë. Në 12 sfida të zhvilluara janë realizuar plot 39 gola.Pas fitores 3-0 në ndeshjen e parë, Tirana fiton ndaj Shkumbinit me shifrat 6-0. Partizani fitoi ndaj Tërbunit 3-0, ndërsa Teuta u ndal në barazim 2-2 me Luzin, por durrsakët shkojnë në raundin tjetër pas fitores 4-1 në takimin e parë. Pas humbjes 2-1 ndaj Labërisë, në Shkodër Vllaznia ka fituar 4-0. Ndërkohë dhe Skënderbeu fitoi me goleadë duke mundur 4-0 Veleçikun, por me shifrat 4-0 fitoi edhe Laci ndaj Butrintit, me takimin e parë që kishte përfunduar 1-1.
Rezultatet:
GRUPI A
Teuta-Luzi 2-2
Partizani-Tërbuni 3-0
Tirana-Shkumbini 6-0
Skënderbeu-Veleçiku 4-0
Korabi-Vora 4-1
GRUPI B
Vllaznia-Labëria 4-0
Laçi-Butrinti 4-0
Kukësi-Maliqi 4-0
Kastrioti-Elbasani 1-0
Apolonia-Flamurtari 1-1
Egnatia-Turbina 1-0
Pogradeci-Besa 2-0
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




