Kupa e Shqipërisë, Teuta eliminon Erzenin, në çerekfinale përballë

Futboll Vendi | 4 vite më parë

Teuta ka arritur të sigurojë biletën për në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë pasi ka mundur 1-0 Erzenin në fazën e 1/16-ave. Të dyja skuadrat kanë zhvilluar një lojë me raste gjatë pjesës së parë por pa arritur të finalizojnë. Në pjesën e dytë dhe pikërisht në minutën e 69-të është Daci që arrin të mposhtë portierin Hasanbelli duke i dhënë avantazhin skuadrës durrsake, por goli është anulluar për një pozicion jashtë loje.

Gjhithsesi, goli që do të vendosë fatin e ndeshjes do të vijë në minutën e 83-të, Gruda arrin të shënojë një gol mjaft të bukur pas një kundërsulmi duke siguruar fitoren e durrsakëve, njëkohësisht dhe biletën për në çerekfinale ku e prêt Kukësi.

Faza e 1/16-ave

Tirana-Lushnja (4-0)

Partizani-Korabi (6-3)

Kastrioti-Dinamo (3-1)

Egnatia-Skënderbeu (2-1)

Kukësi-Apolonia (5-0)

Laçi-Tomori (5-2)

Vllaznia – Laçi (3-1)

Teuta – Erzeni ( 1-0 )

Çerekfinalet

Kastrioti – Tirana

Vllaznia – Partizani

Egnatia – Laçi

Teuta – Kukësi

Takimet e para të fazës çerekfinale do të luhen më 1 mars, ndërsa ndeshjet e kthimit do të zhvillohen më 15 mars.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme