Kupa e Spanjës rikthehet në RTSH Sport

Vijojnë transmetimet e veprimtarive madhore sportive në Rrjetin e Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar dhe, duke nisur nga ora 20:55, në RTSH Sport do të rikthehet sonte Kupa e Spanjës, e cila ka edhe 3 duele për të zhvilluar në kuadër të turit të 16-shes. Siç dihet kjo veprimtari i ka mbyllur takimet e 5 çifteve të tjera, duke përcaktuar edhe 5 çerekfinalistet e tjera, që janë Real Betisi, Valencia, Rajo Vajekano, Kadizi dhe Majorka.
Ndërkaq, kanë mbetur edhe 3 çifte të tjera për t’u luajtur, që ishin shtyrë për arsye se 4 prej këtyre skuadrave ishin të përfshira në takimet e gjysmëfinaleve, që u zhvilluan të mërkurën dhe të enjten, dhe në finalen e Superkupës së Spanjës, që u zhvilluan të dielën në Arabinë Saudite. Kështu, sonte, duke nisur nga ora 20:55, do të vijë në RTSH Sport dueli Real Sociedad – Atletiko e Madridit. Kurse të enjten, duke nisur nga ora 18:55, do të vijë fillimisht përballja tjetër, Elçe – Real i Madridit, kurse duke nisur nga ora 21:25, fituesja në fuqi e trofeut të dytë të futbollit spanjoll, Barcelona, do të jetë mysafire në fushën e Atletik Bilbaos, në duelin e fundit që do të përmbyllë edhe duelet e turit të 16-shes.
Real Sociedadi dhe kampionia në fuqi, Atletiko e Madridit, janë në pozita të njëjta në kampionat, me nga 33 pikë të grumbulluara në pas 20 javësh, plot 16 pikë pas Realit të Madridit. Kjo e fundit vjen në përballjen e së enjtes me Elçen pasi e ka siguruar trofeun e parë sezonal, pasi triumfoi në finalen e Superkupës së Spanjës ndaj Bilbaos.
Ndërkaq, Barcelona kërkon të lërë pas zhgënjimin në Superkupë, ku u eliminua përballë rivales së përjetshme, Realit të Madridit, duke synuar edhe mbrojtjen e trofeut të Kupës, së fituar sezonin e shkuar. Edhe në kampionat, katalanët po vuajnë, teksa mbajnë vendin e 6-të në renditje, me 31 pikë, plot 18 pikë pas Reali kryesues.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




