Kupa, shansi për të rifituar qetësinë e humbur

Futboll Vendi | 4 vite më parë

Partizani u ka dhënë dorën e fundit përgatitjeve për ndeshjen e kthimit të turit të 16-shes së Kupës së Shqipërisë në futboll dhe skuadra ka zhvilluar të mërkurën edhe seancën e fundit stërvitore në fushën e Stadiumit të Kompleksit të ri të të kuqve në kryeqytet. Trajneri Xhovani Kolela vjen në këtë përballje të së enjtes me rezultatin e ndeshjes së parë në favor, pasi Partizani e ka fituar sfidën e luajtur para dy javësh në Peshkopi me shifrat 3-1 dhe kjo e bën ndeshjen e kthimit më tepër një formalitet.

Por italiani i stolit të të kuqve të kryeqytetit synon më tepër sesa kualifikimi një kthim të skuadrës tek forma e qëndrueshme. Ndonëse 2022-shi u mbylle me dy fitore radhazi, ndaj Kukësit dhe në derbin ndaj Tiranës, 2023-shi ka parë vetëm një fitore në 5 ndeshje, atë ndaj Korabit në Kupë, ndërsa në kampionat kanë ardhur dy humbje, në shtëpi përballë Vllaznisë dhe Teutës, dhe dy barazime 1-1, në fushë të huaj ndaj Kastriotit dhe në shtëpi ndaj Egnatias. Për këtë arsye, Kupa është, të paktën për momentin, një shans për të rifituar qetësinë e humbur për Kolelën dhe Partizanin. 

 

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme