“Kur nuk shkojnë në stadium”, piktura shqiptare e 1986 bëhet pjesë e Muzeut të Futbollit në Gjermani për Euro2024

Kulturë | 2 vite më parë

Piktura shqiptare e emëruar “Kur nuk shkojnë në stadium” është bërë pjesë e ekspozitës në Muzeun e Futbollit gjerman në Dortmund.

Kjo pikturë është realizuar në vitin 1986 nga piktori Guri Madhi dhe po ekspozohet për mijëra fansa të futbollit si pjesë e galerisë për Euro2024, ku do të luaj edhe Shqipëria.

Ekspozitë është një gërshetim mes botës së futbollit dhe artit, ndërsa pamjet janë publikuar nga kryeministri Edi Rama.

“”Kur nuk shkojnë në stadium”, e realizuar në vitin 1986, nga piktori Guri Madhi, bëhet pjesë e ekspozitës “In motion – Art & Football” në Muzeun e Futbollit Gjerman, në Dortmund. Ekspozita gërsheton botën e futbollit dhe të artit. Në një sipërfaqe prej rreth 1000 metrash katrorë, një instalacion hapësinor mundëson ndërveprim mes veprave artistike që trajtojnë temën e futbollit në modernizmin europian të shekullit të 20-të”, shkruan Rama.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme