Kurban Bajrami në Prishtinë dhe Shkup

Në Xhaminë e madhe në Prishtinë është bërë falja e namazit të Kurban Bajramit. Mesazhin e Kurban Bajramit e mbajti Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava. Me këtë rast Tërnava tha se tha se Festa e Kurban Bajramit është një ndër festat më të rëndësishmë për myslimanët.
Në Shkup, edhe këtë vit Kurban Bajrami u mbajt nën masa antikovid. Manifestimi qendror u mbajt në xhaminë e “Mustafa Pashës” në Çair, Shkup.
Pas faljes së namazit, besimtarët myslimanë kanë uruar njëri tjetrin me mesazhe paqeje, mirësie respekti, dashurie dhe mëshire.
Sipas traditës, myslimanët e festojnë këtë Bajram 3 ditë.
Festa e Kurban Bajramit është kremtuar dhe në Malin e Zi dhe në gjithë trevat shqiptare.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




