Kurbin-Sherr mes 2 familjesh, plagoset me armë 1 person, arrestohen 2 vëllezër, në kërkim 32-vjeçari

Aktualitet | 2 vite më parë

Një sherr mes dy familjeve në Kurbin, ka përfunduar në përdorimin e armëve dhe plagosjen e një personi.

Sipas informacioneve nga policia, bëhet me dije se dy vëllezërit, Sokol Murati dhe Pëllumb Murati janë arrestuar, ndërsa është në kërkim djali i Sokol Muratit, 32-vjeçari Valdano Murati.

Këta tre persona janë konfliktuar fillimisht me sende të forta me 3 persona, gjithashtu vëllezër, dhe sherri ka agravuar në përdorimin e armës së zjarrit.

Nga ngjarja janë dëmtuar me sende të forta 2 vëllezërit Y. V. dhe S. V., si dhe është plagosur me armë zjarri shtetasi E. V. (të tre vëllezër).

“Nga veprimet e para në vendngjarje rezultoi se në konflikt ishin përfshirë dy familje, për motive pronësie. Konflikti kishte nisur fillimisht me sende të forta dhe më pas në përdorim të armës së zjarrit.

Shtetasi S. M., djali i tij V. M. dhe shtetasi P. M., vëllai i shtetasit S. M., ishin konfliktuar me sende të forta për motive pronësie me tre vëllezërit shtetasit Y. V., S. V. dhe E. V.

Si pasojë e konfliktit janë dëmtuar me sende të forta shtetasit Y. V. dhe S. V., si dhe është plagosur me armë zjarri shtetasi E. V. (të tre vëllezër).

Shërbimet e Policisë vendore, me mbështetjen e Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër, kanë bërë të mundur kapjen, shoqërimin në Komisariat dhe arrestimin e shtetasve S. M. dhe P. M., si dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin V. M.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit S. M., Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi municioni luftarak”, thuhet në njoftim.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme