Kush është Naftali Benett? Ish-aleati i Netanyahu, mbështetës i fortë i kolonive

Botë | 5 vite më parë

Naftali Benett, i cili mund të bëhet kryeministri i ri i Izraelit është një mbështetës i fortë i kolonive hebreje në territorin e pushtuar.

Duke cituar arsye sigurie, Bennett ka thënë se krijimi i një shteti palestinez do të ishte vetëvrasje për Izraelin.

“Nuk ka dy narrativa. Nuk ka dy të vërteta. Ka vetëm një të vërtetë dhe ajo është shumë e thjeshtë. Izraeli i madh i përket popullit hebre”.

Djalë i emigrantëve amerikanë, Benet, 49 vjeç i përket një gjenerate më të re se kryeministri 71-vjeçar Netanyahu, por ashtu si ai ka lidhje të forta me Amerikën, dhe është një ish-komando.

Milioner në fushën e high-tech, Bennet ka pasur një marrëdhënie të gjatë dhe shpesh të trazuar me Netanyahu-n dhe ka shërbyer si ministër i Mbrojtjes dhe Arsimit në disa qeveri të drejtuar prej tij.

Ish-lider i lëvizjes kryesore pro kolonive, Yesha, Benett e ka bërë aneksimin e territorit të pushtuar në 1967 një pjesë kryesore të platformës politike.

Por si kreu i një qeverie ndryshimi, siç është quajtur, ku do të përfshihen parti të majta dhe të qendrës, e ndërsa do t’i duhet edhe mbështetja e deputetëve arabë, vijueshmëria e politikës së aneksimit duket e pamundur.

Benett është më liberal se ish-aleatët në çështje të tilla, si të drejtat e homoseksualëve dhe marrëdhënia mes fesë dhe shtetit./A2


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme