Kushi: Gjuha shqipe, lëndë me zgjedhje në Universitetin e Harvardit!

Sociale | 4 vite më parë

Gjuha shqipe do të jetë lëndë me zgjedhje në Universitetin e Harvardit. Lajmin e bën të ditur ministrja e Arsimit dhe Shkencave Sociale Evis Kushi.

Në  një postin më rrjete sociale Kushi shkruan se kjo nismë patriotike do të konsolidojë akoma më shumë vendin që gjuha shqipe ka midis gjuhëve të tjera të botë si edhe do të jetë një mundësi e shkëlqyer për të huajt të cilët janë të apasionuar për të mësuar më shumë rreth gjuhës dhe kulturës sonë.

“Ju uroj mirëmëngjes me lajmin e bukur që gjuha jonë shqipe, një ndër më të vjetrat në botë, gjuhë zyrtare në tre shtete, tashmë do të jetë lëndë me zgjedhje në Universitetin e Harvardit në të treja nivelet (fillestare, bazë dhe e thelluar). I përgëzoj dhe falënderoj nga zemra pedagogët shqiptarë në Harvard, z. Faton Limani dhe znj. Eva Stathi Misho për këtë nismë patriotike, e cila përveçse do të konsolidojë akoma më shumë vendin që gjuha shqipe ka midis gjuhëve të tjera të botës, por do të jetë edhe një mundësi e shkëlqyer për të huajt të cilët janë të apasionuar për të mësuar më shumë rreth gjuhës dhe kulturës sonë.”, shkruan Kushi.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme