Kushi: Programi Kombëtar i Praktikave të Punës, mundësi reale për të rinjtë!

Sociale | 5 vite më parë

408 shkolla në vendin tonë u ofrojnë mundësi të rinjve të zhvillojnë talentet e tyre. Pas procesit mësimor gjatë orëve të pasdites në këto institucione arsimore zhvillohen kurse të artit, zejeve, muzik dhe sport.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi u shpreh se Programi Kombëtar i Praktikave të Punës është kthyer në një mundësi reale për të rinjtë që të integrohen dhe të japin kontribut brenda vendit në administratën publike, institucionet qendrore, vendore dhe të pavarura.

“Programi Kombëtar i Praktikave të Punës, i cili nisi në vitin 2015 është përmirësuar dhe konsoliduar nga viti në vit dhe sot është kthyer në një mundësi reale për të rinjtë që të integrohen dhe të japin kontribut brenda vendit në administratën publike, institucionet qendrore, vendore dhe të pavarura”, tha Kushi.

Shtimin e numrit të shkollave që ofrojnë mundësi aftësimi për të rinjtë ka rritur gradualisht edhe kërkesën për kurset që ofrojnë këto institucione edukuese.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme