Kushi takim me mësues të Liceut Artistik “Jordan Misja”: Së bashku do të reformojmë kurrikulat dhe strukturën e organizimit

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi organizoi një takim me stafin arsimor të Liceut Artistik “Jordan Misja” në Tiranë, për të diskutuar rreth disa shqetësimeve dhe problematikave të shfaqura vitet e fundit në këtë institucion arsimor.
“Liceu Artistik “Jordan Misja” në Tiranë nuk është thjesht një shkollë, por është një vlerë e jashtëzakonshme, një histori suksesi, një trashëgimi e pasur kulturore, për të cilën kemi të gjithë përgjegjësi ta ruajmë e ta lartësojmë”- shprehet ministrja në rrjetin e saj social.
Ajo shton se së bashku me mësuesit diskutuan disa nga problematikat e viteve të fundit dhe vendosën të fillojnë një proces të ri reformimi, që nga rishikimi i kurrikulave, planeve, programeve e deri tek struktura e organizimit të saj.
“Liceu artistik meriton të jetë gjithmonë në majat e artit dhe përgatitjes së talenteve shqiptare”- e mbyll postimin e saj ministrja Kushi.

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




