Kushi: Zgjerojmë me 400 punonjës të rinj rrjetin e inspektorëve për garantimin e cilësisë në institucionet arsimore

Sociale | 5 vite më parë

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka nisur procesin e trajnimit për 100 pjesëmarrësit e parë në programin për zgjerimin dhe fuqizimin e rrjetit të vlerësuesve të jashtëm në institucione arsimore.

Këta kandidatë vlerësimi janë drejtorë, nëndrejtorë, mësues dhe specialistë të zyrave arsimore Tiranë, Durrës, Kamëz, Vorë, Lezhë, Kurbin, Mirditë dhe Kavajë.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit,  Evis Kushi gjatë fjalës së saj theksoi se pavarësisht se në vite janë ndërmarrë shumë reforma për rritjen e cilësisë në arsimin parauniversitar, por një nga aspektet ku duhet më shumë progres është monitorimi dhe inspektimi efikas i institucioneve arsimore në të gjitha ciklet, duke filluar që nga arsimi parashkollor.

Ajo shton se për të realizuar këtë objektiv, me iniciativë të ASCAP dhe në bashkëpunim me Shkollën e Drejtorëve, kanë nisur një program për zgjerimin dhe fuqizimin e rrjetit të vlerësuesve të jashtëm, të cilët do të bashkëpunojnë ngushtësisht me DPAP për të garantuar cilësinë në institucionet tona arsimore.

“Sapo kemi filluar procesin e trajnimit për 100 pjesëmarrësit e parë në program, drejtorë, nëndrejtorë, mësues dhe specialistë të zyrave arsimore, dhe brenda 2 vitesh do të certifikojmë një ekip prej 400 vlerësuesish, duke rritur kështu kapacitetet dhe duke iu afruar më shumë referencave evropiane të periodicitetit të vlerësimit të institucioneve arsimore”, shprehet ministrja.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme