Kuvendi i PD drejtëpërdrejtë në RTSH 24

Në Stadiumin “Arena Air Albania”, po bëhet gati të nisi kuvendi i përkrahësve të ish kreut të PD dhe ish kryeministrit Sali Berisha. Ai ishte parashikuar të fillonte në orën 10. RTSH 24 është duke e ndjekur nga afër këtë ngjarje dhe po i kushton një edicion special.

Ambienti në “Arena Air Albania” është festiv. Tërheq vemendjen një ekran i madh në të cilin në mënyrë elektronike trego numrin e delegatëve që regjistrohen.

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




