Kuvendi i PD i “Rithemelimit”, Kadilli thirrje Berishës: Hap rrugën për të rinjtë, je e shkuara

Politikë | 5 vite më parë

Kuvendi i PD i thirrur nga grupimi “Rithemelimi”, është përballur edhe me një zë kritik. Fatbardh Kadilli, një ish drejtues I PD-së, i ka bërë thirrje Berishës që të hap rrugën për një brez të ri, sepse ai tashmë përfaqëson të shkuarën.

“Ne nuk mund t’i bëjmë bisht të vërtetës sonë: PD sot është PD-ja e vitit 2013. Për të koha ka mbetur në vend. Koha e shqiptarëve ka ecur përpara dhe e ka lënë PD-në pas. PD sot duhet të kapë të ardhmen. Për këtë arsye, dua t’i bëj thirrje edhe një herë tjetër Zotit Berisha që të hapë rrugën për një brez tjetër në krye të PD-së, i cili mund të vijë nga një garë e lirë dhe e vërtetë. Një garë ku merr pjesë zoti Berisha nuk është garë e vërtetë. Në emër të së ardhmes dua t’i bëj thirrje këtij Kuvendi që të shprehë qartë: ndarjen nga çdo trashëgimi e keqe e së shkuarës sonë. Të shpallim ndarjen nga korrupsioni dhe abuzimi me pushtetin që edhe ne kemi kryer në të shkuarën.”, tha Kadilli.

/rtsh.al/

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme