Kuvendi i PD, sot pritet të publikohen 300 emrat e Këshillit Kombëtar

Politikë | 5 vite më parë

Sot, një ditë pasi Partia Demokratike zhvilloi në Pallatin e Kongreseve, Kuvendin Kombëtar, pritet të bëhen publike emrat e 300 anëtarëve të Këshillit Kombëtar, institucionit më të rëndësishëm drejtues të Partisë Demokratike, i cili më pas do të zgjedhë ekipin e ngushtë të Bashës për 4 vitet në vijim.

Mbrëmë ishte Kryetari i Komisionit Zgjedhor brenda PD, Jemin Gjana, i cili tha se në votime morën pjesë gati 70% e delegatëve. Sipas Statutit, nga 300 emra që do të publikohen sot, minimalisht 90 do të jenë gra dhe vaja dhe 45 anëtarë e forumit rinor të PD. Delegatët e Kuvendit Kombëtar të PD zgjodhën mes 600 propozimeve të kryedemokratit, ndërsa në mbledhjen e parë të tij, Këshilli do të zgjedhë drejtuesin e ri që do të zëvendësojë Bujar Nishanin, i cili dje mungoi në Pallatin e Kongreseve. 

Prej ditës së djeshme, edhe statuti i PD pëson ndryshime. 11 propozimet e Lulzim Bashës u miratuan në bllok pa asnjë ndryshim nga Kuvendi Kombëtar. Në fjalën e tij kreu i PD-së bëri thirrje për bashkim ndërkohë që e gjitha fjala e tij ishte e bazuar në mesazhin e asaj që ai e konsideron si masakra elektorale e 25 prillit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme