Kuvendi nuk pranon rezolutën për gjenocidin e Srebrenicës, Berisha: Votuat sipas urdhrit të Vuçiç

Politikë | 4 vite më parë

Kuvendi nuk ka pranuar të fusë në kalendarin e punës rezolutës për dënimin e gjenocidit të Srebrenicës. Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar menjëherë duke akuzuar deputetët e mazhorancës se votuan sipas urdhrit të presidentit serb Aleksandër Vuçiç. Berisha tha se qeveria votoi duke shkelmuar mbi jetët e 8 mijë burrave, djemve dhe fëmijëve të pafajshëm që u vranë nga serbët në masakrën e Bosnje-Hercegovinës.

‘Votuat sipas urdhrit të Aleksadër Vuçiç. Shqipëria nuk ka patur kurrë më anti-shqiptar si Edi Rama. Ju shkelmuat mbi gjakun, jetët e 8 mijë burrave dhe djemve të pafajshëm, fëmijë, votuat duke shkelmuar mbi jetët e 10 mijë shqiptarëve në Kosovë. Votuat duke shkelmuar mbi jetët e qindra mijërave shqiptarëve që në genocidin ciklik serb ranë për tu bërë të pavdekshëm. Por ç’mund të presësh nga një eskortë trafikantësh, nga një kryeatar i një organizate kriminale, skllav i Vuçiç. Po si mund të silleni kështu si kope? Si mund të bëni një votim të tillë? Sali Berisha ka qenë kundër embargos sepse penalizonte Kosovën”, tha Berisha.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme