l-Sissi: Terrorizmi, një fenomen global që nuk ka asnjë lidhje me fenë

Presidenti egjiptian Abdel Fattah al-Sisi e quajti sot terrorizmin një fenomen global pa lidhje me fenë, gjatë një vizite zyrtare në Athinë.
“Terrorizmi është një fenomen global që nuk ka asnjë lidhje me fenë, civilizimin ose vendndodhjen gjeografike”, tha ai për gazetarë, sipas televizionit grek ERT.
Duke folur mbi situatën në Libi, Sissi foli në favor të një zgjidhjeje politike, ndërsa përfaqësuesit e të gjitha grupeve nisën bisedimet e drejtpërdrejta në Tunizi të hënën, nën kujdesin e OKB-së.
Ai theksoi se duhen ndaluar ndërhyrjet e jashtme ushtarake dhe transferimi i terroristëve në Libi.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




