Laburistët kërkojnë rregulla të reja për 5 ligat kryesore, UEFA

Qeveria laburiste po mendon që të krijojë një komision të posaçëm për të mbikëqyrur ecurinë e futbollit në pesë ligat kryesore të futbollit.
Vetë kryeministri Sir Keir Starmer po mendon për të krijuar një organ që rregullon aktivitetet futbollistike në vend, me rregulla krejtësisht të reja.
Por ky hap mund të ketë një pasojë të rëndë për Anglinë, e cila mund të humbasë të drejtën e organizimit të Euro 2028.
Mediat angleze kanë publikuar një letër që Sekretari i Përgjithshëm i UEFA-s, Teodor Teodoridis, i ka dërguar qeverisë angleze, duke e paralajmëruar për masat me të cilat mund të përballet.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




