Lampard, trajneri i ri i Evertonit: Një nder i madh

Angli | 5 vite më parë

Lajmi ishte në ajër prej ditësh, por tashmë është zyrtar: Frank Lampard është trajneri i ri i Evertonit. Ish-mesfushori zë vendin e të shkarkuarit Rafa Benitez, i cili largohet nga skuadra që ndodhet në vendin e 16-të.  Ish-trajneri i Chelsea ka nënshkruar një kontratë për du vite e gjysmë,  deri në qershor 2024  dhe do ta drejtojë skuadrën që të shtunën e ardhshme në raundin e katërt të FA Cup kundër Brentford në Goodison Park.

Lampard do të mbështetet nga Joe Edwards, Paul Clement dhe Chris Jones. Këto janë fjalët e para të Lampard: “Është një nder i madh për mua të përfaqësoj dhe të drejtoj një klub të përmasave dhe traditës si Everton. Unë me të vërtetë dua të filloj. Mbështetja e tifozëve do të jetë vendimtare.”


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme