Lamtumira e Agueros, Barcelona përgënjeshtron

Spanjë | 5 vite më parë

Kun Aguero është kryefjala e këtyre ditëve në ambjentin sportiv. Problemet me zemrën e detyruan sulmuesin argjentinas të bëjë tre muaj pushim, pasi në takimin ndaj Alaves nuk u ndje mirë duke kërkuar zëvendësim. Çdo ditë që kalon del një skenar i ri sa i përket të ardhmes së 33-vjeçarit. Fillimisht Radio Catalunya raportoi se sulmuesi nuk mund të ushtronte sportet profesionale për shkak të problemeve.

Gerard Romero njoftoi se Agüero kishte planifikuar një konferencë për shtyp javën e ardhshme, për të konfirmuar informacionin dhe për t’u thënë lamtumirën tifozëve. Në përfundim të ndeshjes së kampionatit, që Barcelona fitoi përballë Espanyolit me shifrat 1-0, ka qenë zëvendës-presidenti i klubit, Raya Ruste, që ka përgënjeshtruar këto lajme: “Nuk janë të vërteta lajmet për tërheqjen e lojtarit. Ka tre muaj kohë për të kuptuar zhvillimet e aritmisë dhe për të vendosur se çfarë do të bëjë”, ka deklaruar drejtuesi i klubit katalanas për Barça TV.

Më pas erdhën fjalët e trajnerit  Xavi Hernandez, që përgënjeshtroi këto zëra: “Kam folur me të dhe jemi gjithmonë në kontakt. Ajo që ka dalë në media nuk është e vërtetë. Ai është i qetë dhe do të mundohemi të gjejmë një mënyrë që të vazhdojë që të luajë futboll”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme